Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Operacioni ‘Hani kënaquni’ çon në pranga 22 shqiptarë, droga lumë nga Holanda drejt Italisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

35faab55177c8cf70ed44cb0f9e15d46

Ka përfunduar me sukses operacioni “Hani kënaquni”, i cili çoi në shkatërrimin e një bande italo-shqiptare dhe në zbulimin e rreth 800 kilogramëve heroinë dhe kokainë gjatë tre viteve. Nëse do të dilte në treg, droga do të kapte një vlerë mbi 8 milion euro.

Mediat italiane thonë se hetimet për operacionin “Eat enjoy” nisën në janar 2018, pas deklaratave të një korrieri me origjinë nga Campania, i martuar me një shqiptare, edhe ajo në arrest shtëpie, të dy banues në Trieste.

ita.JPG

Ai tha se kishte trafikuar në Itali rreth 800 kilogramë kokainë dhe heroinë, në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave të transferuara në Hollandë, të ardhura sigurisht nga trafiku i drogës.

Hetimi nisi dy vjet më parë dhe rezultoi sot në ndalimin e 26 personave, 22 shqiptarë, ku 13 prej tyre janë në burg e të tjerët në arrest shtëpie.

Droga në italinë veriore importohej nga Roterdami i Holandës, ku një grup shqiptarësh kryenin rolin e furnitorëve dhe e dërgonin në Itali me makina. Të gjithë anëtarët shqiptarë të organizatës, me përjashtim të dy italianëve, një nga Liguria dhe tjetri nga Kalabria, u identifikuan në Arma di Taggia.

Më shumë

spot_img