Hapësire reklamuese

Aktualitet

Operacioni “Espresso” / Policia sekuestron 400 kg kafe kontrabandë në Tiranë, pranga një person

Shkruar nga Newsbomb

400 kilogram kafe kontrabandë janë sekuestruar gjatë një operacioni policor të koduar “Espresso” në Tiranë.

Policia e kryeqytetit bën me dije se në pranga është vënë një 39-vjeçar që shpërndante kafenë e kontrabanduar në disa lokale të qytetit. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 7 pajisje për përpunimin e kafesë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar "Espresso”.

Furnizonte dyqane të ndryshme, me pako me kafe, të dyshuara të kontrabanduara dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga 39-vjeçari.

Sekuestrohen 400 kg kafe e dyshuar e kontrabanduar dhe 7 pajisje për përpunimin e kafesë.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që furnizonte disa dyqane, me kafe të dyshuar të kontrabanduar, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Espresso”. 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Unazë të Madhe, automjetin me drejtues shtetasin A. M. Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 400 kg kafe të dyshuar të kontrabanduar, të ndarë në pako, me të cilat ky shtetas furnizonte disa dyqane, në zona të ndryshme të Tiranës. Sasia e kafesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 pajisje që shërbejnë për përpunimin e saj.    

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.