Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Operacioni BLIC në Vlorë/ Me duart lart mbështetur në mur, RENEA arreston 2 pronarë lokalesh që organizonin lojëra fati, në Shkodër dhe Fier vijon “shtetrrethimi” për të rrezikshmit që lëvizin me armë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bëhen me dije detaje të reja lidhur me operaconin e sotëm të Policisë së shtetit në Vlorë.

RENEA, operacionalja dhe efektivë të Drejtorisë së Policisë së Vlorës ushtruan kontrolle në 5 ambiente që organizonin lojëra fati, ndërsa shoqëroi disa persona dhe arrestoi 2 pronarë të lokaleve.

Lexo edhe: Dje u arrestua Edison Begaj në Lungomare, sot vijon operacioni BLIC në Vlorë, kërkohen individë të rrezikshëm që qarkullojnë me armë

Burime për mediat bëjnë me dije se RENEA është duke zhvilluar operacione në Shkodër dhe Fier për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e personave me precedentë penalë apo që posedojnë armë të ftohta pa leje.

Njoftimi i Policisë

Vijojnë kontrollet e befasishme nga Renea dhe nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e DVP-ve në vend.

Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.

Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike. Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.

Më shumë

spot_img
spot_img