Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Operacioni “Basti i fundit”/ Procedohen dy të rinjtë në Korçë, shpallen në kërkim dy të tjerë, organizonin lojëra fati në lokal

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Korçës ka proveduar penalisht 2 persona dhe ka shpallur në kërkim dyu të tjerë, pasi akuzohen për veprimtari të organizuar të lojërave të fatit.

Mësohet se janë proceduar shtetasit me iniciale: I. D., 22 vjeç, banues në Korçë dhe K. K., 17 vjeç, si u shpallën në kërkim shtetasit: R. M., 29 vjeç e A. B., 49 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit në lokal, Policia sekuestroi 3 aparate celularë të cilët përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Njoftimi Policisë:

Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit.

Goditen 3 raste të tjera të organizimit të palejuar të lojërave të fatit, procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Sekuestrohen 3 aparate celularë të cilët përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në ambiente të ndryshme të qytetit të Korçës, si rezultat i të cilëve filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasve:

I. D., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 8, në lokalin e tij, iu gjet e sekuestrua një telefon celular​ i markës “Samsung”, i​ cili dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive.

K. K., 17 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në ambientet e një lokali në lagjen nr. 15, shtetasit K. K., iu gjet një aparat celular në të cilin vendoste baste sportive të palejuara dhe kreditet për vendosjen e këtyre basteve kundrejt​ pagesës, ja kalonte nëpërmjet telefonit, shtetasi R. M.

Si edhe u shpall në kërkim A. B., 49 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas në lokalin e të cilit në lagjen nr. 8, iu gjet e sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e lotarive sportive të palejuara, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për t’u shoqëruar, duke u larguar me shpejtësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Më shumë




spot_img








spot_img