Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Operacioni antidrogë në Krujë, VOA: Në vitet e fundit ka patur rritje të kultivimit të kanabisit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Shqipëri, një operacion i gjerë i policisë kundër kultivimit të marijuanës, nisi sot që në orët e para të mëngjesit në zonën e Krujës dhe Fushë Krujës. Në operacion u angazhua një numër i madh forcash , përfshirë dhe njësitë specialë të policisë. Gjithshka është ndjekur nga afër nga drejtuesit më të lartë të Policisë.

Sipas burimeve zyrtare, sinjalizimi për sipërfaqe të mbjella me cannabis erdhi fillimisht nga vrojtimi ajror i avionëve special të Guardia di Finanza-s italiane, e cila ka nisur monitorimin që prej mesit të muajit maj.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur përveç parcelave të mbjella me fidanë, edhe sera ku kultivohej marijuana, apo dhe mjedise të mbyllura ku rritja e cannabis sativas stimulohej përmes ndriçuesve të fuqishëm.

Deri pasdite, burime nga policia bënë të ditur për të paktën 10 arrestime, ndërkohë që operacioni mësohet të jetë ende në vijim e sipër.

Në dy vitet e fundit, gjatë 2019-ës dhe 2020-ës, kultivimi i cannabis sativa-s ka patur një tendencë në rritje, pas një tkurrjeje të ndjeshme që u rregjistrua në vitin 2018, kur u shkatërruan pak më shumë se 35 mijë rrënjë, ndërsa sipërfaqja e zbuluar nga vëzhgimi ajror nuk e kalonte 1 hektar./VOA

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img