Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Operacioni antidrogë në Durrës, Policia: 4 të arrestuar, 2 erdhën me taksi për të blerë kokainë, 2 të tjerë janë shitësit; kur dalluan efektivët… (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit dje në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar në qytetin bregdetar. Dy janë personat që do të blinin lëndën narkotike kokainë dhe dy të tjerë janë shitësit.

Në pranga kanë rënë: Ereges Shehi 30 vjeç, Vilson Memini 29 vjeç (i dënuar me pare me korrupsion aktiv), Armando Gjoka 55 vjeç, të tre banues në Durrës, dhe Agron Baci 52 vjeç, banues në Tiranë.

Operacioni “Taksisti”

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas një informacioni të marrë në rrugë operative se shtetasi Armando Gjoka kishte ardhur në zonën e Plazhit, me mjetin e tij taksi, së bashku me shtetasin Agron Baci (pasagjer), për të blerë një sasi lënde narkotike tek dy shtetas të tjerë, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Në momentin e konstatimit dhe të ndërhyrjes së Policisë, shtetasit Ereges Shehi dhe Vilson Memini, të cilët posedonin lëndën narkotike, ndodheshin në një lokal në zonën e plazhit  dhe sapo kanë vënë re prezencën e Policisë kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë tentuar të largohen, por janë neutralizuar dhe arrestuar nga Policia gjatë ndjekjes.

Gjate tentativës për t’u larguar, këta shtetas kanë hedhur një pako, e cila më pas u konstatua si lëndë narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth 900 gramë.

Gjatë operacionit u bë kapja dhe arrestimi edhe i dy shtetasve të tjerë Armando Gjoka dhe Agron Baci të cilët do blinin lëndën narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti taksi dhe 6 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

184946290 1102162360265594 4209833996584263707 n
Pamje te shperndara nga Policia, per operacionin ne Durres

Më shumë

spot_img
spot_img