Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Operacioni anti-drogë në Shqipëri, Itali dhe Gjermani; Policia prangos edhe një 30-vjeçar, shkon në 6 numri i të arrestuarve në Vlorë (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a9840f4fd94acdc8615bb9212150da57

Një operacion i madh anti-drogë është zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, ku në pranga kanë rënë shumë persona.

Policia e Shtetit bën me dije se është arrestuar edhe një person tjetër sot në Vlorë, duke shkuar në 6 numri i të arrestuarve në këtë qytet.

I arrestuari ditën e sotme është Andi Veshaj 30 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi edhe ky shtetas, ashtu si 5 shtetasit e tjerë të arrestuar mëngjesin e djeshëm, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”. 

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “TIBUS”.  

Shkon në 6 numri i personave të arrestuar.

Në vijim të operacionit “TIBUS”, në Vlorë, është kapur nga FAST Albania, FNSH, strukturat e DVP Vlorë dhe Interpol Tirana, një shtetas tjetër, i cili u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

A. V., 30 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri.

Arrestimi i tij u bë pasi edhe ky shtetas, ashtu si 5 shtetasit e tjerë të arrestuar mëngjesin e djeshëm, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

***

Kujtojmë që dje u arrestua Eriseld Nelaj, Albano Jazaj, Dionis Maskaj, Zigur Aliaj dhe Rezart Elmazaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img