Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Operacioni anti-drogë në Elbasan, policia jep DETAJE: Mbi 4 kg heroinë dhe një sasi kanabisi u kapën në fugonin me dru, arrestohet shoferi dhe disa të dyshuar (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d61f59c38777c55cb11e051dc47b0a77

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me operacionin antidrogë “Kështjella” i zhvilluar në Elbasan, i nisur para një muaji me hetime intensive.

Në aksin Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga Gëzim Balla 46 vjeç, banues në Elbasan, është gjetur 4 kg e 215 gr heroinë dhe një sasi kanabisi.

Shoferi i fugonit është arrestuar në flagrancë, gjithashtu dhe disa persona të tjerë që mendohet se janë të lidhur me ngjarjen. Bëhet me dije se janë arrestuar Endri Karaj, Haziz Musai, Xhulio Musai dhe Danjel Xhelilaj

Njoftimi i policisë/ Elbasan

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kështjella”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Focës Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i shtrirë në Elbasan dhe në disa qytete të tjera.

Sekuestrohen 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi  kanabis.

Vihen në pranga disa shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan  operacionin policor të koduar “Kështjella”.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale.

Operacioni vijon në Elbasan dhe në disa qytete të tjera dhe në përfundim të tij do të bëjmë me dije informacionin e plotë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img