Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Operacionet e OFL, Salianji i drejtohet Çuçit në Kuvend: A ka deputetë apo ish-ministra subjekte të hetimit që janë favorizuar?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i PD, Ervin Salianji është duke zhvilluar një interpelancë në Kuvend me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

Salianji i ka drejtuar disa pyetje ministrit sa i takon OFL-së, teksa e ka pyetur drejtpërdrejtë Çuçin se nëse ka deputetët ish-deputet apo ish-ministra që janë subjekt klasik i këtij ligji dhe janë favorizuar.

albsig

“Është miratuar një akt normativ nr, 1 për masat parandaluese kundër krimit të organizuar i ashtuquajturi si Operacioni ‘Forca e Ligjit’. Kjo lë dyshime se ky operacion u bë për të intimiduar grupet kriminale për t’u përfshirë në fushatë zgjedhore.

Nëse ndjekim logjikën e Ramës, nëse ka dështuar procesi i vettingut në polici, ndaj ka marrë dhënë krimi në vend. Ndërkohë, për operacionin Forca e Ligjit trumbetonte; duhet tua bëjmë të pamundur atdheun atyre që janë me krimin. Çfarë parashikohet ky ligj dhe ku jemi sot? A ka qenë nismë për të pastruar me letra pasigurinë e grupeve kriminale. Po pse Shqipëria renditet ende në listën gri të pastrimit të parave. Cilat para pastrohen në Shqipëri? A janë realizuar qëllimet e këtij akti. Kam kërkuar me shkresë në Ministri se sa është numri i subjekteve të OFL që janë hetuar, apo e atyre që nuk janë referuar. A ka selektivitet? A ka ndërhyrje politike?

A ka njerëz që janë favorizuar? A kemi dy standarde? Sa prej këtyre rasteve janë kthyer në polici për kthim dokumentacioni. Këto janë pyetjet që janë ngritur për ministrin. A janë arritur qëllimet e këtij ligji? Në çdo momente dëgjojmë për krime, për tritol dhe vrasje. A ka deputetët ish-deputet apo ish-ministra që janë subjekt klasik i këtij ligji dhe i keni favorizuar?”, tha Salianji.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img