Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Operacionet e fundjavës, Policia arreston 11 shoferë të dehur, 3 me armë dhe 10 me drogë

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit ka vijuar edhe këtë fundjavë me aksione të shumta që kanë për qëllim rritjen e rendit dhe të qetësisë në vend. Nga operacionet në tre ditët e findit janë arrestuar 24 persona dhe janë kapur 7 persona të shpallur në kërkim.

Në zbatim të planit të masave janë angazhuar të gjitha strukturat e Drejtorive të Policisë në Qarqe, Forcat e Levizshme Operacionale dhe Reparti Renea.

Në ketë kontekst , gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 31 personave dhe konkretisht:

Nga Policia Rrugore   në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur 11 drejtues mjetesh, nga këta 4 prej tyre në Tiranë.

Janë arrestuar 3 persona  për armëmbajtje pa leje.

10 persona për narkotikët, krimin ekonomik e trafiqet e paligjshme.

Janë kapur 7 persona në kërkim.

Jane pezullar 43 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool, për semafor e kontroll teknik, nga keto 25 prej tyre në Tiranë.

19 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 6 automjete për mungesë .

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 51 persona.

Edhe gjatë mbrëmjes së sotme do vijojnë kontrollet me të njëjtin intensitet për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.


Më shumë