Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Operacionet anti-drogë në Tepelenë, sekuestrohen 370 fidanë kanabisi, në pranga 2 persona (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

77c2bc2d5d084c95eb66033f6ec3de59

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Pogradec, në kuadër të operacioneve anti-kanabis.

Bëhet me dije se në pranga është vënë Alfred Lena, 42 vjeç, banues në Rexhinë të Kurveleshi, i cili u arrestua në banesën e tij, ndërsa iu sekuestruan edhe 50 fidanë kanabisi gati për t’u mbjellë.

I arrestuari tjetër është Sokol Petani, 43 vjeç nga Memaliaj, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan 320 fidanë kanabisi gati për t’u mbjellë.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit A. L., 42 vjeç, banues në fshatin Rexhin, Tepelenë, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën 50 kubikë të kultivuar me fara kanabisi.

Po gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj kanë vënë në pranga shtetasin S. P., 43 vjeç, banues në fshatin Memaliaj, pasi iu gjet një sasi farash cannabis sattiva, në tentativë për t’i kultivuar.

Vijon intensivisht kontrolli i territorit për evidentuar dhe parandaluar çdo tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Më shumë

spot_img