Ashtu si shumë personazhe të njohur edhe moderatorja Nevina Shtylla është akuzuar për operacione plastike.
Së fundmi Nevina është bërë pjesë e rubrikës ‘Më bëj një pyetje’, ku e kanë pyetur nëse e kanë akuzuar ndonjëherë për ndërhyrje estetike.
Por moderatorja ka treguar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje edhe pse e kanë akuzuar, por theksoi se nuk është kundra operacioneve plastike.
‘Duke qenë se punoj në tv, automatikisht bëhem pre e shumë paragjykimeve e stereotipeve. Kështu që po, madje njëkohësisht për hundën, buzët e nuk e kujtoj për çfarë tjetër. Duhet të dini se po flisni me një njeri që qan me të madhe kur i duhet të bëjë 1 gjilpërë. Sidoqoftë, nuk jam kundra nëse shërbejnë për të ndihmuar dikë të ndihet më mirë me veten. Mbetet zgjedhje personale’, është përgjigjur Nevina.