Tre të rinj janë arrestuar nga Forca Operacionale në Tiranë, teksa me vete kishin një sasi prej 1 kg e 52 gramë kokainë të cilësisë së lartë. Këta shtetas pasi e siguronin lëndën narkotike, e shpërndanin në grupe të ndryshme dhe ajo shitej në "Myslym Shyr" dhe në "Rrugën e Dibrës".
- Robert Domi 30 vjeç dhe Andrea Dema, 24 vjeç, banues në Shijak; Genis Mustafa, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Të tre këta shtetas janë prangosur në kuadër të operacionit të koduar "Tre Yjet", nisur nga logo identifikuese që kishte lënda narkotike që kishte mbërritur në Tiranë, nga vendet e Amerikës së Jugut, shkruan newsbomb.al.
Pamje te "bukes" se kokaines publikuar nga Policia e Shtetit
Ka qenë gazetari Artan Hoxha që ka raportuar dje se një "dorë e re" furnizuesish me kokainë të cilësisë së lartë ishte futur në tregun e Tiranës. "Malli" vinte nga Peruja sipas tij, dhe doga kishte të presuar nga sipër tre yje.
Operacioni i Forcës Operacionale ka gjasë të jetë zhvilluar mesditën e djeshme dhe në darkë, fotografia e "bukës" së kokainës i ka mbërritur dhe gazetarit. Nga fotografia e tij, vërehet se kokaina ndodhet mbi një tavolinë dhe disa procesverbale, duke lënë të kuptohet se ajo është fotografuar në ambientet e Policisë së Tiranës.
Pakoja e kokainës, postuar në Facebook nga gazetari Artan Hoxha/ © credits facebook.com/artan.hoxha.900