Forcat Operacionale të Burgjeve kanë bërë një kontroll të befasishëm në Burgun e Peqinit. Autoritetet kanë pasur informacione dhe dyshime se në këtë institucion të vuajtjes së dënimit kishte sende të tjera të jashtëligjshme.
Pas kontrollit të disa dhomave banimi dhe ambienteve të përbashkëta u gjetën tre karikues si dhe katër kaçavida.
“Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka organizuar një operacion të shpejtë dje duke filluar nga ora 23.30 në IEVP Peqin, pas sinjalizimeve se disa të dënuar posedonin sende të ndaluara. Dy grupe të Forcave Operacionale, gjatë kontrollit kanë konstatuar: Tre telefon cularë, tre karikues si dhe katër kaçavida. Materialet i kaluan SHKBB për hetime të tjera”, thuhet në njoftim.