Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Operacionalja i gjeti 41 kg heroinë, i riu nga Kurbini: Po i çoja një porosi motrës në Rinas, drogën ma futën në makinë dhe më thanë ik

Shkruar nga Newsbomb
Operacionalja i gjeti 41 kg heroinë, i riu nga Kurbini: Po i çoja

Armando Papa, 31 vjeçari nga Kurbini që u arrestua më datë 1 Prill nga Operacionalja me 41 kg heroinë në makinë, ka dalë para gjykatës dhe ka mohuar që droga të jetë e tija. I riu është shprehur se ishte nisur për në Rinas për një porosi, dhe aty ia kishin vendosur drogën në bagazh.

"Kisha marrë një porosi nga motra t'ia çoja në Rinas. Mi futën në makinë dhe më thanë "ik". Kurohem në mënyrë të vazhdueshme, pasi vuaj nga epilepsia. Ngarkesën ma kanë futur në makinë pranë mbikalimit të Rinasit, më kanë ngatërruar", ka deklaruar Papa.

Siç raporton Report TV, avokati i Armando Papës ka kërkuar që t'i bëhet ekspertiza lëndës narkotike. Po ashtu, avokati ka kërkuar që klienti i tij të lihet në "Burg me afat", për shkak se vuan nga epilepsia dhe nuk mund të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Tiranë ka caktuar këtë të hënë masën e sigurisë "arrest me burg", pavarësisht kërkesës së palës mbrojtëse.

Gjatë kontrollit në automjetin tip "Benz", me të cilin udhëtonte Armando Papa, u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese