Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Operacion sekret në Elbasan: 11 makina policie bllokojnë ‘Porsche-n’ luksoz, kush është i riu që kishte fshehur mbi 35 mije paund në kroskot (EMRI-DETAJE)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fc4f91413c4b68279a48a92e8a5c7d62

Një i ri është ndaluar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Elbasanit nga Policia pasi kishte fshehur një sasi prej 35 mijë paundësh britanik në kroskotin e makinës më të cilën udhëtonte.

Mësohet se personi i ndaluar është shtetasi me inicialet A.Ç, kadidatë i Partisë Social Demokrate për anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe shtetasi tjetër që ishte bashkë me të në makinë, Algert Lloçi. Gazetari Aldo Kozarja ka thënë se ka qenë fillimisht patrulla e policisë rrugore që iu ka bërë shenjë të rinjve të ndalojnë dhe menjëherë pas tyre kanë ardhur 11 mjete të tjera që kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit tip “Porsche”.

Duke patur parasysh numrin e lartë të mjeteve që janë përfshirë në operacion, dyshohet se ai ka qenë i planifikuar në bazë të informacioneve në rrugë operative. Mjeti është ndaluar në hyrje të atuostradës Elbasan-Tiranë, me drejtim kryeqytetin, raporton newsbomb.al.

Paraprakisht bëhet me dije se mjeti luksoz “Porsche” është në pronësi të shtetasit me inicialet A.Ç, i cili është shoqëruar në Komisariat bashkë me personin tjetër. Mjeti luksoz me targa AA 666 YL është bllokuar dhe pritet që Policia e Elbasanit të dalë me njoftim zyrtar për rastin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img