Hapësire reklamuese

Aktualitet

Operacion nga ajri dhe deti, Guardia di Finanza i vihet pas skafit me drogë në brigjet e Vlorës

Shkruar nga Newsbomb
Operacion nga ajri dhe deti, Guardia di Finanza i vihet pas skafit me drogë

Guardia di Finanza italiane është duke zhvilluar prej më shumë se një ore një operacion në brigjet e Vlorës. Paraprakisht, bëhet me dije se po ndiqet me helikopter nga ajri dhe me anije nga deti një mjet tjetër lundres që dyshohet se është ngarkuar me drogë.

Skafi i dyshuar i ngarkuar me lëndë narkotike është konstatuar në grykëderdhjen e Vjosës dhe prej orës 17.00 të kësaj të marte, forca policore italiane i janë vënë në ndjekje. Deri tani, është hasur në rezistencë dhe Guardia di Finanza ka kërkuar dhe ndihmën e Policisë shqiptare.

Deri tani nga Policia e Shtetit nuk ka njoftim për këtë operacion që po zhvillohet në brigjet e Vlorës. Në grykëderdhjen e Vjosës janë konstatuar dhe më parë skafe të ngarkuar me qindra kg drogë, në disa raste ngarkesat janë kapur bashkë me trafikantët.

Burimet bëjnë me dije se në operacion tashmë është përfshirë dhe Policia Kufitare, pasi ka marrë njoftim nga avionët Frontex. Gjithashtu, janë angazhuar dhe efektivë nga toka të cilët po kërkojnë në zonën përreth, pasi trafikantët mund të largohen.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese