Tirana
few clouds
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
1kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Operacion në Portin e Durrësit, kapet një sasi kokaine

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një sasi prej 31 kilogramësh kokainë raportohet se është zbuluar në Portin e Durrësit, në një kontejner me banane që kishte mbërritur nga Amerika Latine. Ka qenë Task Forca Permanente e vendosur në Port, e cila ka zbuluar mes bananeve sasinë e “të bardhës”.

Menjëherë janë njoftuar autoritetet e sigurisë së Portit dhe Policia e Shtetit, ku ka nisur një kontroll i gjerë me qen antidrogë në të gjithë sheshin ku përpunohen kontejnerët.

Deri tani nuk ka një komunikatë zyrtare nga Policia e Shtetit, por mësohet se ngarkesa me banane brenda së cilës ishte fshehur kokaina, i përket kompanisë “Bana King”.

Duke qenë se është një rast i përsëritur, operacioni në Portin e Durrësit është zgjeruar dhe po ushtrohet kontroll i imtësishëm.

Lexo edhe: Qentë antidrogë zbulojnë kokainën në kontejnerin me banane të “BanaKing”, në Portin e Durrësit

Më shumë


spot_img








spot_img