Nga këto operacione policia ka vënë në pranga 22 persona nën dyshimin për veprimtari të jashtëligjshme.
Njoftimet e policisë:
Në rajonin e Prishtinës më 18.09.2018, nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz (DHTQNJ), janë identifikuar dhe janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe tetë (8) të dyshuara femra K-Shqiptare, nën dyshimin për vepra të kundërligjshme, konkretisht për “mundësim ose detyrim në prostitucion”. Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
Në rajonin e Gjakovës më 19.09.2018, janë arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar 1. K.R. m/sh/kosovare; 2. V. Ç. f/sh/kosovare,; 3. N. B. rae/serbe; 4. M. B. m/sh/kosovar; 5. M. P. m/sh/kosovar; 6. B.I. rae/kosovar; dy prej tyre (të dyshuarit nr.1 dhe nr. 2) janë ndaluar me urdhër të prokurorit për 48 orë nën dyshimin për “mundësim ose detyrim në prostitucion” ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt për veprën kundërvajtëse ”marrje me prostitucion“.
Në rajonin e Prishtinës më 20.09.2018, gjatë një plani taktik janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar si në vijim: 1. L.K. f/sh/kosovare; 2. SH.K. f/sh/k; 3. B.L. f/sh/k; dhe 4. A.F. f/sh/k.
Të dyshuarat nr. 1 dhe nr. 2 janë arrestuar nën dyshimin për veper penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokalit për prostitucion” kurse të dyshuarat nr. 3 dhe nr. 4 për veprën kundervajtëse” marrje me prostitucion “”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit kompetent e dyshuara nr. 1 ndalet per 48 orë, ndersa tri të dyshuarat tjera lirohen në procedurë të rregullt.