Hapësire reklamuese

Rajoni

Operacion i madh, policia arrestohen zyrtarë të lartë në dy pika doganore shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Operacion i madh, policia arrestohen zyrtarë të lartë në dy

Në Kosovë po vazhdon një aksion i madh i udhëhequr nga Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku janë arrestuar disa zyrtarë.

Bëhet me dije se deri më tani janë arrestuar dy komandantët e dy vendkalimeve kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe të gjithë policët që ishin në turn në pikat kufitare.

Aksioni është duke vazhduar, mirëpo së shpejti pritet që Prokuroria Speciale të dal me një njoftim për media.

Mediat kosovare bëjnë me dije se pritet të arrestohen 40 zyrtarë nën akuzën e “marrjes së ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera”, njoftoi Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.