Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
1kmh
0 %
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
36 °
E premte, 1 Korrik, 2022
spot_img

Operacion i madh në Shkodër, kapet 250 kg drogë dhe digjen qindra bimë kanabis: Gjashtë të arrestuar dhe tetë në kërkim (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë persona janë arrestuar nga Policia në Shkodër dhe tetë të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një operacioni të madh antidrogë, ku janë sekuestruar rreth 250 kg hashash gati për shitje dhe qindra bimë në proces tharje.

Nga veprimet hetimore të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundëligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

albsig

spring

Strukturat policore të DVP Shkodër, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me seksionet për Hetimin e Krimeve kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të kësaj DVP-je, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antikanabis të koduar “Vallas”. Si rezultat u arrestuan ne flagrancë shtetasit:

  • A. T., 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
  • B. R., 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
  • H. M., 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;
  • L. Ç., 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë;
  • A. U. 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe
  • D. H. 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase u arrestua brenda disa orësh nga organizimi i operacionit policor “Vallas”, si rezultat i bashkëpunimit të mirëkoordinuar me strukturat e DVP Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

  • A. S., 34 vjeç banues në Bajzë, Malësi e Madhe;
  • A. P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër;
  • S. B., 35 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër;
  • B. L., 21 vjeç banues në Alimetaj, Shkodër
  • E. S. 20 vjeç banues në Shirokë, Shkodër, si dhe
  • I. D., 26 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;
  • S. D., 34 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;
  • A. D., 29 vjeç, banues në Vallas, Shkodër (të afërm të njëri-tjetrit).

Nga veprimet hetimore të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundëligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A. T.,  shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe 11 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga autorët për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjithashtu, në vijim të kontrollit të imtësishëm të çdo pjese të territorit, në fshatin Vallas, Shkodër, u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit të arrestuar A. T.

Vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale.

Materialet u referuan në  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img