Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
100 %
2.1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
17 °
Sht
16 °
Die
17 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Operacion i madh në Kosovë, arrestohen 25 anëtarë të bandave kriminale, policia sekuestron armë dhe makina luksoze

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Kosovës ka arrestuar 25 persona gjatë një operacioni kundër krimit të organizuar, hetimet e të cilit nisën në vitin 2020.

Arrestimi i tyre është bërë, pasi dyshohet për pjesëmarrje në veprimtari kriminale të krimit të organizuar, përfshirë në vepra penale si: “ Importi, Eksporti, Furnizimi, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi Ndërmjetësimi ose Shitja e Paautorizuar e Armëve apo Materialeve Plasëse”.

“Operacionet policore janë realizuar me urdhëresë të organeve të drejtësisë, e që kanë përfshirë disa lokacione, konkretisht Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn dhe Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit të disa shtëpive dhe objekteve përcjellëse në të dy operacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

Tetë (8) armë të gjata të llojeve të ndryshme, Trembëdhjetë (13) armë të vogla revole, Dy (2) karikatorë, (1.493) municion të kalibrave të ndryshëm, Pjesë të ndryshme të armëve, Pajisje për pastrimin e armëve, Dy (2) leje për armë, Dy (2) vetura, Një (1) palë dylbi, Njëzet e një (21) telefona celularë, Dy mijë (2000) euro dhe Një (1) fletore me shënime”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Express. “Nga njëzet e pesë personat e arrestuar në të dy operacionet policore, vlen të potencohet se dymbëdhjetë (12) prej tyre janë arrestuar në vitin 2020, të cilët me vendim të prokurorëve kompetentë janë dërguar në mbajtje, përderisa në operacionin policor të realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar trembëdhjetë (13) persona, prej tyre shtatë (7) persona me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, përderisa gjashtë (6) persona janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton më tej policia.

Më shumë




spot_img








spot_img