Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Operacion i madh në 16 vende të botës, “Mburoja Trojane” arreston 800 persona të grupeve kriminale, sekuestrohen mbi 32 ton kokainë dhe kanabis

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një operacion i madh global është zhvilluar së fundmi në 16 vende të botës.

Operacioni i quajtur “Mburoja Trojane” u realizua përmes një platforme të koduar të komunikimit, e zhvilluar nga FBI-ja amerikane. I gjithë procesi përfundoi me sukses dhe çoi në një seri arrestimesh dhe sekuestrimesh. Një goditje ndaj bandave që nuk ishte parë kurrë më parë.

Gjatë 18 muajve të kaluar, FBI arriti të kodojë pajisjet e komunikimit të më shumë se 300 grupeve kriminale që vepronin në më shumë se 100 vende. Kështu policia pati mundësinë të ndjeki aktivitetet e kriminelëve dhe bandave, bisedat e tyre dhe transportet që kryenin.

Më shumë se 800 të dyshuar janë arrestuar dhe më shumë se 32 tonë drogë të llojit kokainë, kanabis, amfetaminë dhe metamfetaminë janë sekuestruar së bashku me 250 armë zjarri, 55 makina luksoze dhe më shumë se 148 milionë dollarë, raporton VOA.

Kohë më parë u goditën dy platforma  të koduara, EncroChat dhe SkyEÇ, që përdorte bota e krimit të organizuar. Kjo i detyroi bandat e krimit të përdornin telefona të rinj për komunikim të sigurtë. FBI kishte atë që nevojitej, një aplikacion të quajtur ANOM, që e kishte instaluar në celularët e modifikuar.

Kishte një boshllëk të krijuar nga mungesa e këtyre platformave të koduara”, thotë Calvin Shivers, ndihmës drejtor në Divizionin e Hetimit Penal të Byrosë Federale të Hetimit në ShBA.

“Kjo krijoi një mundësi për bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, jo vetëm për të koduar pajisjen e caktuar, por edhe për të mbledhur informacione dhe realizimin e operacionit të zbulimit”, shtoi ai.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img