Hapësire reklamuese

Bota

Operacion i madh kundër 'gylenistëve', Turqia urdhëron arrestimin e 1112 personave

Shkruar nga Newsbomb
Fetullah Gylen

Turqia ka urdhëruar arrestimin e 1112 personave që dyshohet se kanë lidhje me klerikun Fetullah Gylen, i cili akuzohet për orkestrimin e tentativës së grushtit të shtetit në vitin 2016.

Sipas mediave vendase ky është një nga operacinet më të mëdha kundër mbështetësvetë Gylenit  dhe është përqëndruar kryesisht në Ankara dhe në 76 provinca të tjera.

Që në nisje të këtyre operacioneve në total janë arrestuar 77 mijë persona. Po ashtu autoritetet kanë pezulluar ose shkarkuar 150,000 nëpunës civilë dhe personel ushtarak.

Autoritetet turke thonë se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu