Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Operacion i madh i SPAK në disa qytete, Gjykata pret mbi 30 urdhër-arreste për anëtarët e grupit kriminal

Shkruar nga Newsbomb
Operacion i madh i SPAK në disa qytete, Gjykata pret mbi 30

Prokuroria Speciale SPAK ka nisur një operacion të madh në disa qytete të vendit, për arrestimin e anëtarëve të një grupi kriminal. Mësohet se Gjykata ka prerë 30 urdhër-arreste dhe operacioni është duke vazhduar dhe në këto momente.

Bëhet fjalë për një grup kriminal i cili merret me trafikun e drogës dhe ngjarje të tjera kriminale, shkruan newsbomb.al. Informacionet nga terreni janë të pakta për shkak të sekretit hetimor dhe rëndësisë që ka operacioni i drejtuar nga Prokuroria Speciale në Tiranë.

Një nga qytetet ku është shtrirë ky operacion është Vlora, dhe bëhet me dije se atje janë ndaluar disa persona. Prej orës 04.00 të mëngjesit të kësaj të enjteje, efektivë të Policisë janë në terren për të zbatuar urdhër-arrestet e prera nga Gjykata, me kërkesë të SPAK.

Gjithashtu, operacioni është duke u zhvilluar dhe në Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Bëhet fjalë për një linjë të trafikut të lëndëve narkotike që e ka pasur bazën në Shqipëri dhe është shtrirë në disa shtete europiane. Anëtarët e këtij grupi kriminal janë mbajtur nën përgjim prej kohësh.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll