Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Operacion i madh i Policisë Kriminale në Shijak, goditen dy “ferma kriptovalutash” me vlerë 1 milion euro, sekuestrohen qindra pajisje (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy “ferma” për prodhimin e kriptovalutave janë goditur nga Policia Kriminale në zonën e Shijakut. Janë arrestuar 3 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, të cilët referuar njoftimit zyrtar kishin investuar për këtë aktivitet rreth 1 milion euro.

Nga hetimet e kryera nga “Njësia C” – për  Hetimin e  krimeve kibernetike në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • Ardian Çekiçi, 26 vjeç dhe Rramush Dumani, 36 vjeç,  banues në Tiranë si dhe Liserxhio Xhaferaj, 23 vjeç,  banues në Lushnje.
  • Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. H., M.Gj, E.H dhe Th.Z, banues në Tiranë.

Sipas Policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e dy strukturave për prodhimin e kriptovalutave të cilat krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike duke krijuar përfitime monetare si dhe shmangien e procedurave ligjore në lidhje me detyrimet ndaj shtetit por dhe funksionimin e rregullt të këtij aktiviteti përsa i përket të ardhurave duke shfrytëzuar, keqinterpretuar dhe keqpërdorur hapësirat ligjor.

Një strukturë ishte ngritur në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës dhe struktura tjetër në fshatin Fllakë, Shijak, Durrës. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Mashtrimet kompjuterike”, “Ushtrimi pa licencë i veprimeve financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Nga verifikimet dhe hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas megjithëse nuk kanë marrë një përgjigjie pozitive  nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare  për krijimin e këtij aktiviteti kanë  zhvilluar aktivitetin e tyre i cili bie ndesh dhe me ligjin Nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë’ duke qenë se nuk plotëson asnjë nga kriteret e vendosura në këtë ligj.

Po ashtu asnjë aspekt i veprimtarisë së këtyre shtetasve nuk është i qartë përsa i përket aseteve të kompanisë, zhvillimit të aktivitetit, deklarimit të fitimit, futjes së të dhënave kompjuterike me qëllim përfitimin monetar etj.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

631 copë pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, 630 copë panele diellore, 360 copë pajisje elektronike për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, 71 copë pajisje kompjuterike për procesimin  e të dhënave, 71 copë pajisje kompjuterike për ruajtjen e përkohshme të të dhënave, 71 copë Hard disqe të jashtme, 71 copë pajisje elektronike për stabilizimin e temperaturave, pajisje elektronike për shpërndarjen e internetit, pajisje kompjuterike të lëvizshme  dhe dokumenta të ndryshme të subjekteve, fatura financiare, shënime të ndryshme etj.

Deri më tani vlerësohet se për krijimin e këtij aktiviteti këta shtetas kanë shpenzuar rreth 1.000.000  euro.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img