Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Operacion i madh antidrogë në Selanik, kapen 300 kg kokainë, shkatërrohet grupi shqiptaro-serb, 3 në pranga

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d48925dc686a8731c91c021d1bc33401

3 persona kanë rënë në prangat e policisë greke gjatë një operacioni të madh antidrogë që është zhvilluar në Selanik, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Bëhet me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar 300 kg kokainë. Ai është zhvilluar nga Prokuroria e AntiDrogës në Selanik dhe DEA amerikane, raporton newsbomb.al.

Sipas mediave në Greqi, banda shqiptaro-serbe e kishte qendrën në Athinë, ndërsa drogën e shpërndante në të gjithë ishujt e vendit fqinj. 

Të paktën 2 prej të arrestuarëve raportohet se janë shqiptarë, por identiteti i tyre nuk bëhet ende me dije. Një person tjetër ka mundur t’i shpëtojë Policisë duke u hedhur nga ballkoni, por ai tashmë është i identifikuar.

Autoritetet greke bëjnë me dije se kanë shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të drogës, me serbët që e çonin kokainë në Greqi dhe më pas shqiptarët që e trafikonin, shkruan newsbomb.al.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img