Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Operacion i gjerë spiunazhi në Malin e Zi, gjashtë diplomatë rusë shpallen “non-grata”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar se ka shpallur persona non-grata gjashtë diplomatë rus të akredituar në Podgoricë. Operacioni i konsideruar si më i madhi në vendin fqinj, bëhet bashkë me aleatët e NATO-s.

Ata shpallen non-grata “për shkak të veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe marrëdhëniet e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, ka deklaruar të enjten se autoritetet shtetërore po bëjnë arrestimin më të madh të spiunëve të dyshuar rusë në Mal të Zi. Sipas tij, dhjetëra persona janë arrestuar në Podgoricë dhe aksioni po vazhdon ende.

Ai ka thënë se marrë parasysh madhësinë e shtetit të Malit të Zi, ky është një nga aksionet më të mëdha të arrestimit në vendet e NATO-s.

Sipas informacioneve jozyrtare të Radios Evropa e Lirë, në aksionin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, si dhe Prokurorisë Speciale të shtetit, në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas malazezë, përfshirë edhe një zyrtar të administratës shtetërore, si dhe disa shtetas rusë.

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka mirëpritur veprimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit, duke thënë se “bëhet fjalë për një aksion ndërkombëtar”. Sipas tij, ai po realizohet me partnerët e Malit të Zi dhe ka për qëllim “ruajtjen e interesave kombëtare”.

Lexo edhe: Spiunazhi rus “infekton” Malin e Zi, bastisen disa banesa, ja çfarë u zbulua për rekrutimet

Lexo edhe: E BUJSHME/ 38 “spiunë rusë” të arrestuar në Podgoricë, mes tyre diplomatë dhe zyrtarë të lartë (DETAJE)

Më shumë




spot_img








spot_img