Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Operacion i befasishëm i RENEAS në Vlorë: Arrestohet Ferdinand Llanaj dhe 2 të tjerë; VIDEO: Kapen me dron të fshehur në shkurre, sekuestrohen makina të blinduara

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ferdinand Llanaj, person me precedent të mëparshëm kriminal, ëhstë arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës dhe Forcat Speciale RENEA, pas një operacioni të befasishëm që është zhvilluar në qytetin bregdetar. Newsbomb.al mëson se në pranga kanë rënë dhe: Dritan Begaj e Ergi Cura.

Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të tij dhe të tre personave të tjerë, kur ata janë kapur me dron dhe fshihen nëpër shkurre të zonës. Nga Blutë e Vlorës bëhet me dije se janë sekuestruar 4 makina, dy prej të cilave ishin të blinduara.


Sipas Policisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në zonën e Otimës në Selenicë, persona me precedent kriminal kishin kultivuar bimë narkotike, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA dhe Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u finalizua operacioni policor i koduar “Otima”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve: 

– Ferdinant  Llanaj, 43 vjeç, banues në Selenicë me pseudonimin “Robi”;

– Dritan Begaj, 54 vjeç, banues në Vlorë;

– Ergi Cura, 21 vjeç, banues në Librazhd.

Gjate kontrollit  ne territorin e baneses dhe perrreth territorit te baneses se Ferdinant Llanaj u gjeten rreth 600 bime kanabis sativa te kultivuara dhe nje sasi e vogel ne forme boçesh.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar një numër të konsiderueshëm bimësh cannabis sativa në ambientet e banesës së shtetasit F. Ll. dhe në ambientet përreth një objekti po në pronësi të këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Përroi i Otimës”, Selenicë.     

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis, 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img