Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
0kmh
20 %
Hën
35 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
26 °
E hënë, 8 Gusht, 2022
spot_img

Operacion i befasishëm antidrogë në Vlorë: Arrestohen 7 trafikantët, mes tyre 26-vjeçarja nga Llakatundi (EMRAT-VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Finalizohet një operacion antidrogë  i koduar ”SEVEN”, sekuestrohen 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, arrestohen në flagrancë 7 shtetas, ndërmjet tyre edhe organizatori.

Operacioni është finalizuar nga strukturat Policore të DVP.Vlorë dhe FNSH-së Fier !

albsig

Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë sëbashku me Strukturat Policore të Komisariatit Vlorë dhe grupin e FNSH-së Fier, gjatë natës së sotme kanë finalizuar me sukses një tjetër  operacion antidrogë të koduar ”SEVEN”, ku si rezultat janë sekuestruar 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni antidrogë është finalizuar në dy fshatra, konkretisht :

Në fshatin Velç, në banesën e shtetasit Tomorr Karçanaj, janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.

Në këtë banesë janë arrestuar në flagrancë punëtorët, me detyrë mirëmbajtjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike, shtetasit :

• Indrit Binaj, 29 vjeç, banues në Vlorë,

• Eriselda Rrënja, 26 vjeçe, banuese në Llakatund,

• Vito Gashi, 56 vjeçe, banuese në Shushicë,

• Enver Gashi, 28 vjeç, banues në Shushicë,

• Xheladin Bushaj, 52 vjeç, banues në Shushicë.

Gjithashtu në fshatin Vllahinë, në një tjetër banesë të shtetasit Tomorr Karçanaj, në një nga mjetet në përdorim të djalit të tij shtetasit Aleksandër Ajazi (Karçanaj), është konstatuar një tjetër sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 55 kg edhe kjo në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.

Policia ka bërë menjëherë arrestimin në flagrancë edhe të atë e bir si organizator dhe bashkëpuntor, shtetasit :

• Aleksandër Ajazi (Karçanaj), 30 vjeç, banues në Vllahinë, (organizator).

• Tomorr Karçanaj, 55 vjeç, banues në Vllahinë, (bashkëpuntor).

Policia Vlorë në përfundim të veprimeve hetimore ka bërë :

• arrestimin në flagrancë të 7 shtetasve të lartpërmendur,

• sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të :

– 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa

– 4 sita që shërbenin për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate, 

– 2 automjete, tip Mitsubishi e Benz, dhe

– 7 aparate celular.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasve të lartëpërmendur për veprën penale të ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 283/2  të Kodit Penal.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img