Në përmbushje të prioritetit për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia e Kavajës ka zhvilluar operacionin e koduar “Pedonalja”.
Si rezultat i operacionit , në një lokal në Pedonale të qytetit Kavajë , shërbimet e policisë kapën në flagrancë shtetasin N.B,,51 vjeç, lindur në Kavajë.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi : 27 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe dy aparate celulare, që i përdorte për të siguruar klientelë dhe një automjet që shpërndante lëndën narkotike.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike”.