Hapësire reklamuese

Rajoni

Operacion antidrogë në Mitrovicë: Dyshohet se të arrestuarit janë nga Shqipëria, edhe lënda narkotike

Shkruar nga Newsbomb
Operacion antidrogë në Mitrovicë: Dyshohet se të arrestuarit

Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut. Paraprakisht bëhet me dije se deri tani 4 persona kanë rënë në pranga, ndërkohë që ndërhyrja e Policisë vazhdon.

Sipas mediave atje, lënda narkotike dyshohet se ka kaluar nga Shqipëria, për në pjesën veriore të Kosovës, por ende nuk ka njoftim zyrtar. Po ashtu, edhe personat e ndaluar janë nga Shqipëria.

Dyshohet se droga është dërguar me makinë nga vendi ynë drejt Kosovës. Një pjesë e saj është gjetur në këto mjete, kurse pjesa tjetër që dyshohet se është hashash është zbuluar në një objekt në Mitrovicën e Jugut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se operacioni po zhvillohet në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të veprave penale të narkotikëve. Ai është shprehur se detajet e plota do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të veprave penale në përgjithësi e në veçanti ndaj narkotikëve, është duke zhvilluar një operacion policor. Për detaje dhe informacione shtesë lidhur me këtë operacion policor i cili është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu