Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Operacion antidrogë në Krujë, polici bie në humnerë gjatë kërkimit të parcelave me kanabis (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një operacion i madh anti-drogë po zhvillohet këtë të enjte në Krujë. 

Bëhet me dije se gjatë kontrollit, për shkak të terrenit shumë të vështirë malor, është dëmtuar fizikisht një punonjës i FNSH-së Tiranë, inspektor Y. S., 47 vjeç, i cili ka rënë nga një terren shkëmbor dhe ka pësuar dëmtme të shumta fizike.

Punonjësi i Policisë është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët e Policisë kanë konstatuar gjatë kontrollit 3 ambiente të hapuara, në një zonë të pyllëzuar, në të cilat ishin kultivuar 180 bimë kanabisi.

Njoftimi i Policisë:

Krujë

Vijon kontrolli masiv i territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në kontrollin në Malësinë e Krujës, në një terren shumë të vështirë malor, janë angazhuar në total 220 punonjës policie, nga këta 100 punonjës të FNSH Tiranë, 120 punonjës të Policisë Krujë dhe strukturat operacionale të DVP Durrës, të cilët janë duke përdorur edhe 4 dronë.

Gjatë kontrollit, për shkak të terrenit shumë të vështirë malor, është dëmtuar fizikisht një punonjës i FNSH-së Tiranë, inspektor Y. S., 47 vjeç, i cili ka rënë nga një terren shkëmbor dhe ka pësuar dëmtme të shumta fizike. Punonjësi i Policisë është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar, gjatë kontrollit, 3 ambiente të hapuara, në zonë të pyllëzuar, në të cilat ishin kultivuar 180 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, shumica e të cilave u asgjësua me zjarr, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kontrolli vijon.


Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img