Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Operacion anti-drogë në Tiranë, kapen tre persona, shpërndanin drogë në kryeqytet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një operacion anti-drogë  është organizuar nga “blutë” e kryeqytetit, duke vënë në pranga tre shpëdarës të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, të arrestuarit shpërndanin kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të kryeqytetit. Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit L.D, 18 vjeç, K.A, 17 vjeç, M.C, 17 vjeç. Tre të arrestuarit ishin të organizuar në zona të ndryshme të Tiranës, njëri prej tyre në rrugën “Lord Bajron”, ndërsa tjetri në rrugën “Kristo Luarasi”

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Supplier 4”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë.

Goditen 3 raste të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihen në pranga 3 shtetasit që kryenin këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative, se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tyre.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– L. D., 18 vjeç, banues në Tiranë;

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shtetasit L. D., iu gjet dhe sekuestruan, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndante atë në doza të vogla dhe më pas e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Supplier 4”, po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. A., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën “Lord Bajron”;

– M. C., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën “Kristo Luarasi”.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve të arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë




spot_img






spot_img