Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Operacion anti-drogë në Gramsh: Policia ndërhyn në momentin e ‘pazarit’, prangosen 5 persona, sekuestrohen 33 kg hashash

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cad5bb96e257c0ae6b3748f8936a7a49

5 persona kanë rënë në pranga e Policisë në Gramsh, pas një operacioni anti-drogë. Policia ka ndërhyrë në momentin kur këta shtetas ishin duke bërë “pazarin” për shitjen e 33 kilogramëve hashash.

Gjatë operacionit antidrogë të koduar “Skënderbegas”, janë sekuestruar 33 kg lëndë narkotike kanabis, 3 automjete dhe 6 telefona celularë. Në pranga kanë rënë shtetasit:

– V. V., 49 vjeç dhe L. I., 39 vjeç, të dy banues në Cërrik, A. B., 50 vjeç, A. S., 32 vjeç dhe B. Zh., 49 vjeç, të tre banues në Gramsh.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Skënderbegas ”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. V., 49 vjeç dhe L. I., 39 vjeç, të dy banues në Cërrik, A. B., 50 vjeç, A. S., 32 vjeç dhe B. Zh., 49 vjeç, të tre banues në Gramsh.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte lëndë narkotike në banesë e tij në fshatin Skënderbegas, Gramsh, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B. kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 33 kilogramë kanabis, 3 automjete dhe 6 aparate celuar.

Në momentin e kontrollit të banesës janë arrestuar edhe shtetasit A. S. dhe B. Zh., të cilët kishin siguruar lëndën narkotike, si dhe shtetasit V. V. dhe L. I., të cilët do ta blinin atë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img