Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OpEd

Sa e randë asht Pika e Ujit?

Shkruar nga Newsbomb

Sa e randë asht Pika e Ujit?

Nga Fjolla Spanca

• para se me i hy detit zbathun, Njeriu ndonjihere rreket me e kuptue se c’vertete asht e vlere per Frymen e vet?

Nji karriere ne ngjitje? Nji biznes qe lulezon? Nji familje persosunisht ideale per fotografi gobleni?! Nji Dashni qe t’çon matane pamundesive? Nji vend qe ka shume per me t’dhane?

• Tanaj, po ky Shpirt ne trup njeriu perpelitet me kuptue cka asht dhe ku don me shkue? Apo jo?! Apo, mos ndoshta ne kohen tone Shpirti ka shtegtue qysh heret, me dallendyshet, tuj lane mrapa vec hinin e nji zemre qe trandet prej 1 milion deshirave verbnuese?!  Se di. Nuk e di.

Atehere, sa uje mundet me mbajte pra nji Njeri qe nuk ujitet mjaftueshem? A nji Zemer qe vaditet teprueshem?

Zor qenka me e thane vec me nji fjale.

Te enjten, prej premieres se filmit “Pike Uji” dola me nji thes pyetjesh qe m’shtyenin me reflektu, vecmas per Njeriun qe sot orvatet me nxane vend ne nje Kohe kur rrembyeshem derdhen menimet dhe cmendunite e egove te serta, bash ne nji pike uji. 

kshtu, Robert Budina me nji esnafllek te acikuem kishte shtrue nji sofer ku shikuesi mundej me ngjye menimin kahmos … biles, tek po lija mrapa ekranin e gjane, e kapa veten mat’ tuj u pyetun: a ja vleka njimend perpelitja me ndrrue boten tuj e harrue veten? Sa peshon nji karriere perpara jetes se clirueme prej hipokrizise e Vetmise? Sa peshon nji familje? Na, a mos po luftojme perdite me mullina t'eres? Edhe, qysh bahet gruaja Nane?

Aida qe pasqyra e serte e nji Loje Shahu ku pameshirshem kacafytej Deshira per t’u BA dhe Pamundesia per te qene; nji Pasqyre qe nxirrte lakuriq hesapet e Suksesit ne kurriz te shnetit! Nji Pasqyre Gruaje e shume-deshirueshme per shoqnine ku rrnojme por edhe poaq hilacake si mendesia qe na rrethon!

Nuk e di, me a padashje n’film çplohej randesa e pamate e djemve me baballare e nana t’forta perpara jetes se shkrumbume te çikave fatpak qe majne “era peshk”

• Filmi nen dhambe perpiqej me kallxue se ne kete vend ka akoma Njerez qe me djerse e mund jane tuj punue; por te tille jane pak; dhe treten kollaj prej forces a fuqise se burrave qe marrite e djemve i mlojne tuj i djegun bashkepunetoret ma besnik.

Ose, ndoshta jo. Ne fakt, filmi thote se ne kete shoqnine tone tallazeshume, s’ka ma as shoqni, as besnikeri, as miqasi. S’ka! Para pushtetit dhe dinarit, askush nuk e njeh ma kandarin. Filmi kallxonte se qysh njeriu mrena nates bahet hiç ...

Gresa Pallaska e ka pru' Gruan "tjeter" tuj i lane pa fjale thuaja te tane kurse Adem Karaga e shpalosi n'thelb burrin njerivyshkun. Monda ishte Dhimbja e pakryeme qe kurre s'ka gjete drejtesi ne kete shoqni te hallakatun.

si rralle here aneve tona, ky film t'bante edhe me shpresue! se, Shqiptaret derdhin bojna n'art, sa here me shpirt mrrijne m'u bashkue!

Sabina Kodra t'bardhe e paste udhen, puna jote!

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese