Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

OOOPS! Kokalari nxjerr pa dashje E-MAILIN që i nisi sekretarit të Pompeos, çfarë i tha për Alibeajn e Tabakun: Kjo foto do dëmtojë shumë marrëdhënie!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, e cila i është bashkuar përpjekjeve së ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u rikthyer në pushtet, ka zbuluar komunikimin që ka patur me shefin e stafit të ish-sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo ku iu ankua për foton me katër deputetët e PD-së.

Kokalari tha se e kishte paralajmëruar stafin e Pompeos që ai mund të takohet me “përfaqësuesit fasadë të opozitës” dhe jo me “konservatorët të vërtetë shqiptarë”.

Në e-mail ajo i thotë sekretarit të Pompeos, Jim Richardson, se katër deputetët me të cilët ish-sekretari amerikan i shtetit kishte dalë në foto, Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Agron Gjekmarkaj dhe Dhurata Çupi ishin “të përjashtuar nga partia dhe delegatët”.

Ajo madje e paralajmëron sekretarin e Pompeos se “fotografia do të dëmtojë shumë marrëdhënie” teksa shpreh keqardhje se si Pompeo, që dikur ishte pjesë e administratës së Donald Trump, sot mbështet socialistët.

Përgjigja e stafit të Pompeos për Kokalarin ishte se ai bëri foto me të gjithë të pranishmit në event, dhe se foto e tij me deputetët e PD-së nuk ka domethënie të veçantë.

Emailin, Kokalari e zbuloi padashur gjatë emisionit në TV Syri.

Emaili i Kokalarit:

I dashur Jim, kjo foto do t’i kushtojë sekretarit Pompeo donacionet shqiptaro-amerikane dhe vota nëse garon për president. Këta katër deputetë në krah të sekretarit nuk janë opozita dhe janë ekzaktësisht njerëzit që sekretari duhet të kishte shmangur. Këta janë njerëzit që morën peng partinë konservatore shqiptare dhe janë përjashtuar nga lidershipi, partia dhe delegatët. Më trishton që Pompeo ishte pjesë e administratës së Trump dhe suporton partinë socialiste të Shqipërisë. Kjo foto do të dëmtojë shumë marrëdhënie.

Fotografia për të cilën u ankua Kokalari te stafi i Pompeo

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img