Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

ONM rekomandon shkarkimin e Kastriot Gramshit, Komisioneri Publik “hap dosjen” e gjyqtarin të Tiranës me nënshtetësi amerikane

spot_img

Lajme të ngjashëm

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) rekomandon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Tiranës Kastriot Gramshi. Rekomandimi i ka shkuar Komisionerit Publik, i cili është dhe organi që ka të drejtë të ankimojë vendimin e shkallës së parë në shkallën e dytë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli më 25 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Kastriot Gramshi. Tashmë, Komisionerët janë duke shqyrtuar rekomandimet e ONM, për të parë nëse ato qëndrojmë dhe për t’ju drejtuar më pas Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Gjatë dy seancave dëgjimore Gramshi dha shpjegime më së shumti për të ardhurat nga aktiviteti tregtar i babait në vitet 1992-1999, para fillimit të detyrës, si dhe për të ardhura nga puna e tij dhe e familjarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA, ku ka jetuar për më shumë se një dekadë si azilant duke përfituar dhe nënshtetësinë.

Gramshi u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe nuk u evidentuan probleme për profesionalizmin. Procesi i vetingut për gjyqtarin Gramshi u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Suela Zhegun.

Kastriot Gramshi e ka filluar karrierën si gjyqtar në vitin 1999 në Shkodër dhe në vitin 2004 është liruar nga detyra me kërkesën e tij. Përpara se të kthehej në Shqipëri dhe të riniste karrierën si gjyqtar në vitin 2014, ai ka punuar si pedagog i së drejtës penale në SHBA. Gramshi punon prej 7 vitesh pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Njoftimi i Komisionerit Publik 

Në datën 25.3.2022, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Kastriot Gramshi, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi nr. 519, datë 25.3.2022, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë më datë 9.5.2022.

Sot, më datë 16.5.2022, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Më shumë


spot_img








spot_img