Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Online figuron më 2 korrik 1945, por e kishte dje, harrohet ditëlindja e mjeshtrit të madh Guljem Radoja

Shkruar nga Newsbomb
Guljem Radoja

Guljem Radoja është një ndër aktorët më të talentuar të kinematografisë shqiptare, me qindra role dhe profile të spikatura.

Ai dje mbushi 75 vjeç, por mesa duket shumë ia kanë harruar ditëlindjen. Kjo për shkak se në depozitat e informacionit online, ditëlindja e tij figuron më 2 korrik 1945.

2_korrik.JPG

Ka qenë miku i tij, profesor Përparim Kabo ai që ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

Statusi i plotë i Përparim Kabos

Dje me date 23 qershor nje mik yni nje aktor i shquar i filmit dhe skenes se teatrit kishte 75 vjetorin e lindjes, eshte fjala per Guljem Radoja-n. Une nuk harrova dje por me duhej te beja nje verifikim sepse diku on-line figuron i 2 korrik 1945. Me sa duket aso kohe rregjistrimi ne gjendjen civile ka qene jo fort i lehte. Guljemi eshte nje aktor me nje profil tejet te vecante, sepse ka ditur te ndertoi karaktere mjaft te spikatur, psh te filmi i Anagnostit me titull: "Kthimi i ushtrise se vdekur" ku luan priftin eshte nje realizim tejet i arrire, ku dhe luan bashke me Bujar Lakon i cili luan rolin e gjeneralit. Ka nje heshtje te bukur mes batutave Guljemi por edhe menyren e artikulimit e ndermejteson shume bukur me perjetimin gati hamendesor. Te filmi Gjeneral Gramafoni i Viktor Gjikes, rolin e zotit Alberto me ate shikimin gjarperor dhe me lojen cinike e ka te mrekullueshme serish me Bujar Lakon. Te vrasje ne gjueti i Kujtim Cashkut eshte serish karakter shume i bukur, etj...Gulejmi eshte njeri modest, por eshte artiste ne shpirt dhe i ka dhene shume artit shqiptar. Dje ne 75 vjetorin e lindjes nuk pati as urime zyrtare dhe as dekorime zyrtare. Une bashke me ju miq e uroj ...Jete te gjate i dashur artiste, je nje profil i spikatur i artit te imazhit dhe atij skenik...Ne si spektatore te duam , te duam sinqerisht te duam me shpirt sepse ai shpirti yne eshte blatuar edhe nga arti yt. pkabo 24 qershor 2020

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu