Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
26 °
Mar
28 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

“Omicron”, Rakacolli: Kush është vaksinuar nuk përfundon në spital

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zv.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli, ka folur për situatën epidemiologjike në vend, ku ditët e fundit ka pasur një numër të lartë raste ditore nga Covid-19.

Në një intervistë për Ora News, Rakacolli është shprehur se varianti Omicron ka një infektueshmëri të lartë, ndërsa shtoi se në krahasim me vitin e kaluar situata është shumë më ndryshe.

“Omicron ka një infektueshmëri jashtëzakonisht shumë të lartë, por ky trend shumë i lartë rritës, nuk është shoqëruar me të njëjtën trend të rritjes së shtrimeve në spitale.

Infeksioni është më i përhapur por është me simptoma me të pakta se ka qenë ajo paraardhëse. Po të bëjmë një krahasim me vitin e kaluar situata është shumë ndryshe”, tha Rakacolli.

Ajo tha se shumica e të shtruarve në spitale nuk janë vaksinuar, ndërsa shtoi se njerëzit që janë vaksinuar nuk përfundojnë në spital

“Shumica e atyre që janë të shtruar në spitale, janë të pavaksinuar. Siç është i dukshëm shtimi i rasteve të reja ditore është e dukshme efekti që ka vaksina. Njerëzit që janë të vaksinuar nuk përfundojnë në spitale. Kjo është e rëndësishme. Edhe jetët e humbura kanë të bëjnë me persona të cilët nuk janë vaksinuar”, u shpreh ajo.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img