Fillimi i këtij viti të ri u shoqërua me rritje drastike rastesh së të infektuarëve nga Covid-19. Shtimi i rasteve me “Omicron”ka bërë që numri i pacientëve të cilët paraqiten në urgjencën e QSUT të vijë duke u rritur.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore në laprakë u bëri apel qytetarëve, sidomos prindërveqë për shqetësime të fëmijëve, si temperaturë, të drejtohen në qendrat shëndetësore.
“Omicron bën që të ketë një fluks edhe në spitalet pediatrike. Vlerësojmë se nëse prindërit sjellin fëmijët pranë qendrave shëndetësore, reduktohet në QSUT 30% e fluksit që vijnë për një temperaturë apo shqetësime të tjera që mund të zgjidhen fare pranë qendrave shëndetësore”, deklaroi Manastirliu.
Ajo shtoi se kushtet në këto qendra janë mjaft të mira duke nënvizuar se është e nevojshme që prindërit të shkojnë aty para se të drejtohen për në QSUT për të shmangur fluksin.
“Është e rëndësisjhme që prindërit të vijnë këtu para se të shkojnë në QSUT pasi shërbimi merret njësoj”, tha ajo.