Hapësire reklamuese

Bota

“Omicron” mbërrin në Bosnjë, regjistrohen 10 rastet e para të variantit të ri, rrezikon të dominojë në muajt e ardhshëm

Shkruar nga Newsbomb
“Omicron” mbërrin në Bosnjë, regjistrohen 10 rastet e

Variant i ri i Covid-19, Omicron mbërrin në Bosnje e Hercegovinë, ku janë regjistruar dhjetë rastet e para. Zyrtarët shëndetësorë thanë se numri i infektimeve me këtë variant që është më ngjitës, mund të jetë më i lartë.

Goran Çerkez, këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë në Federatën boshnjake e kroate të Bosnjës, tha se rastet u detektuan pas testimeve të kryera nga Qendra Klinike Universitare e Sarajevës.

“Nuk kemi asnjë dyshim se Omicroni veçse ka qenë duke qarkulluar në Bosnje dhe se në muajt e ardhshëm do të shndërrohet në variant dominues”, tha Çerkez për agjencinë Reuters.

Bosnja nuk ka Ministri kombëtare të Shëndetësisë, por 13 qeveritë rajonale kanë ministritë përkatëse, të cilat kanë statistikat e tyre lidhur me pandeminë.

Sipas shifrave zyrtare, vetëm rreth 30 për qind e popullsisë së Bosnjës është vaksinuar kundër koronavirusit. Megjithatë, sipas Çerkezit, ky numër mund të jetë më i lartë, pasi sipas tij, në statistika nuk është marrë parasysh largimi i madh i qytetarëve nga Bosnja gjatë viteve të fundit.

Sondazh

Poll