Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ndodhet këtë të hënë në Shkup për një vizitë zyrtare. Ajo është takuar më herët me presidentin Pendarovski dhe në mesditë me homologun Bujar Osmani.
Xhaçka thotë se me Osmanin kanë biseduar për marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe që ekzistojnë mes dy vendeve. Sipas ministres së Jashtme, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë model i bashkëpunimit fqinjësor.
“Shkup, Kënaqësi të takoj kolegun dhe mikun tim të mirë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Biseduam për marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë një model i bashkëpunimit fqinjësor në Ballkanin Perëndimor dhe mirëpresim të punojmë ngushtë së bashku për t’i intensifikuar dhe zgjeruar më tej këto marrëdhënie.
Në fokus të bisedës ishte edhe situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Ramë dakort që integrimi Euro-Atlantik i Ballkanit Perëndimor është garancia më e mirë e stabilitetit të rajonit tonë dhe Evropës”, shkruan Olta Xhaçka.