Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Olta Xhaçka ‘takim online’ me homologun portugez: Konferenca ndërqeveritare fillon brenda qershorit 2021

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhacka takoi sot homologun e saj, Ministrin e Jashtëm portugez Augustos Santos Silva.

Në fokus të takimit ishin prioritetet e Presidencës portugeze të Këshillit lidhur me dosjen e zgjerimit.

Ministrja Xhacka e informoi homologun Silva lidhur me reformat e ndërmarra në Shqipëri në përmbushje të kërkesave të Këshillit të marsit 2020.

Portugalia, e cila ka marrë Presidencën e Këshillit të BE, nga 1 janar -30 qershor 2021 angazhohet, nën moton për veprim, të çojë përpara punën për miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda qershorit 2021.

Kryediplomati portugez nënvizoi se, reformat e deritanishme të ndërrmarra nga Shqipëria janë në rrugën e duhur dhe se interesi i Portugalisë është ruajtja e besueshmërisë së BE-së në rajon,  nëpërmjet zbatimit të vendimeve të marra.

Ministrja Xhaçka falenderoi homologun Silva për mbështetjen që Portugalia ka treguar në avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE, dhe për prioritizimin e qartë të punës së mbetur nga ana e BE, për dosjen e zgjerimit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll