Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Olta Xhaçka merr 87% të votave kolonjare: Jam e prekur, merita është e të gjithëve. Rama përdori strategji

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Olta Xhaçka ka marrë një rezultat të jashtëzakonshëm në zonën e Kolonjës, në qarkun e Korçës, me 87% të votave totale. Nga 3175 vota për kandidatë në listën e PS-së, Xhaçka ka marrë 2762.

Kolonja është e para bashki e cila publikon numrin përfundimtar të votave për kandidatët duke e mbyllur kështu me sukses procesin.

Duke folur për Report tv, Xhaçka tha se ëhstë e prekur për këtë arritje dhe shtoi se merita është e të gjithëve, përfshirë këtu kreun e PS Edi Rama, i cili përdori një strategji gjatë këtyre zgjedhjeve, duke bërë lëvizje të kandidatëve dhe vendosjen e figurave të njohura në vijën e zjarrit.

Xhaçka: Kjo është një fitore historike sepse asnjë subjekt politik nuk ka arritur që të marrë 3 mandate qeverisëse rresht.

Pyetje: E prisnit këtë mbështetje në këtë qark? Si jeni ndjerë duke qenë se ju jeni lëvizur nga Dibra në qarkun e Korçës?

Xhaçka: Sic ju thashë unë e prisja që Kolonja do të na mbështeste sepse na ka mbështetur edhe në beteja të tjera elektorale. Jam shumë e prekur shumë e emocionuar. Nuk është vetëm rezultati im ky, por i gjithë ekipit. Gjithë gëzimin po e marr unë më së shumti, mbi të gjitha i takon atyre që na mbështetën.

Pyetje: Besoje se do të thyeje rregullat në këtë proces nuk do të ketë tabu që ky drejton këtë qark dhe do të ketë besimin ose e kundërta?

Xhaçka: Unë mendoj që ky është një proces që po e bëjmë për herë të parë në Shqipëri. Mund të kemi surpriza, përmbysje të listave, ndoshta, nuk di ta them ende. Duke gjykuar nga të gjitha fletët e pavlefshme ka pasur edhe vështirësi me votimin e kandidatëve. Votuesit duhet të shpallin vullnetin e tyre dhe preferencat që kanë.

Pyetje: Funksionoi strategjia për të vendosur emra të njohur në skaje. Rama e bëri i pari. Për këtë apo arsye të tjera, mendoni se është një formulë e suksesshme?

Xhaçka: Është një nga disa faktorë. Edhe vetë drejtuesit politikë apo strukturat e partisë duhet të bëjnë më të mirën. Objektimi maksimal që kishte PS në të gjitha qarqet u arrit. Ishte një strategji e mirë, por jo e vetmja.  

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img