Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë lajmin e mirë, lidhur me ecurinë e vendit tonë në BE.
Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Xhaçka njofton se parlamenti sapo votoi “pro” Shqipërisë dhe mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Shënimi Olta Xhaçkës
Hollanda sapo votoi “PO”! Dritë jeshile nga parlamenti hollande! Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe është gati që të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe njohje e merituar e reformave tona.
NL 🇳🇱 just voted “Yes”! Green light from the Dutch Parliament! Albania 🇦🇱 has fulfilled the conditions and is ready to hold the first IGC.
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) June 17, 2021
Very welcomed news and a well deserved recognition of our reform deliverance. pic.twitter.com/IcuMK4zHEA
***
Sot Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Procesit të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahet në Antalia të Turqisë.
Gjatë qëndrimit të saj në Turqi, ministrja është takuar edhe me homologun e saj turk, Mevlüt Çavuşoğlu, me të cilin ka biseduar për angazhimin e Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve.