Hapësire reklamuese

Aktualitet

Olta Xhaçka dënon arrestimin e gazetarit bjellorus: Të shokuar nga ngjarja, i bashkohemi hetimit ndërkombëtar

Shkruar nga Newsbomb
Olta Xhaçka dënon arrestimin e gazetarit bjellorus: Të shokuar

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me arrestimin e gazetarit bjellorus ditën e djeshme në Minsk, teksa avioni me të cilin po fluturonte është detyruar të ulet në aeroportin e kryeqytetit bjellorus.

Në reagimin e saj, Xhaçka shprehet se është e shokuar nga rrëmbimi i avionit duke vlerësuar se Shqipëria bashkohet për hetim ndërkombëtar për incidentin e rëndë, teksa shton se dëshiron lirimin e tij.

“Të shokuar nga rrëmbimi i #Ryanair. Shqipëria bashkohet me thirrjet për hetim ndërkombëtar për këtë incident të rëndë dhe të rrezikshëm dhe dëshiron lirimin e #RomanProtasevich”, shkruan Xhaçka në Tëiter.

Gazetari bjellorus u arrestua ditën e djeshme në Minsk, pasi avioni me të cilin po fluturonte është detyruar të ulet në aeroportin e kryeqytetit bjellorus.

Mediet ndërkombëtare raportuan se qeveria bjelloruse ka sajuar një incident ajror për të kryer arrestimin e gazetarit.

Roman Protasevich, kritik i regjimit të presidentit Alexander Lukashenko, jetonte prej vitesh në ekzil.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu