
Aktorja Olta Gixhari ka sulmuar hapur drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli.
E ftuar në ‘Siluetë’ në RTSH, Olta tha se në atë teatër luan vetëm gruaja e Çulit, Adelina Muça, aktore dhe regjisore.
‘Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë kurrë por unë mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar që është Hervin Çuli.
Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardh ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet. Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur.
Në teatrin Kombëtar qëkur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi’, u shpreh Gixhari.