Hapësire reklamuese

Aktualitet

Olsian Çela: Të rishikohet roli i gjyqtarit të seancës paraprake, ligji i jep fuqi të jetë drejtues i hetimeve

Shkruar nga Newsbomb
Olsian Çela: Të rishikohet roli i gjyqtarit të seancës

Kryeprokurori Olsian Çela pas raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e institucionit që drejton gjatë vitit 2021, është ndalur të flasë për mediat.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me shqetësimin e ngritur në lidhje me rolin e gjyqtarit të seancës paraprake, ai tha se kishte kërkuar rishikimin e këtij roli, pasi ligji i ka dhënë kompetencë gjyqtarit të seancës paraprake për të drejtuar hetimet.

“Konstatova që roli i gjyqtarit në seancën paraprake është i rëndësishëm, por roli që ligji i ka dhënë, është shumë më tepër. Ligji i ka dhënë rol gjyqtarit të seancës paraprake që të jetë drejtues i hetimeve, të aprovojë përgjimet. Nëse gjyqtari i seancës paraprake njëherë del si gjyqtar dhe njëherë si prokuror, ju si do ta shikoni? Duhet të ketë një rishikim të kompetencave të gjyqtarit të seancës paraprake”, tha Çela.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu