Hapësire reklamuese

Aktualitet

Olsian Çela takim me prokurorët nga Belgjika, zbardhen detajet

Shkruar nga Newsbomb
Foto gjate takimit

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela është takuar ditën e sotme me delegacionin e prokurorëve të ardhur nga Belgjika, të kryesuar nga prokurori federal Frederik Van Leeuw.

Delegacioni do të jetë në Shqipëri për një vizitë 3 ditore, në kaudër të marrëveshjes mes dy institucioneve, të nënshkruar në Bruksel në vitin 2011.

Në këtë takim u diskutua përdorimi i formave të veçanta të bashkëpunimit dhe u vlerësua nevoja për të vazhduar në mënyrë të koordinuar me institucionet përkatëse shkëmbimin e informacioneve.

Delegacioni i Zyrës së Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës përbëhet nga Prokurori Federal Frederic Van Leeuw, Zëvendës Prokurori Federal Eric Bischop, si dhe nga magjistratë federal dhe ekspertë ligjorë.

Ky delegacion do të zhvillojë takime edhe me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi dhe Drejtuesin e SPAK Arben Kraja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.